Telenews

Shala: Kosova ka humbur rrugën diplomatike

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se Kosova po përballet me sfida serioze në aspektin diplomatik, duke theksuar se mbështetja e SHBA-ve nuk është e pakushtëzuar, por kërkon një qasje më të fortë dhe të shëndoshë diplomatike.

“Populli i Kosovës shpreson në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për ta arritur një gjë të tillë, nevojitet një komunikim diplomatik më i shëndoshë”.

Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk funksionojnë mbi bazën e ‘hatërit’, por të interesave. Kosova ka humbur rrugën diplomatike, veçanërisht në kontekstin e forcimit të pozicionit të saj në kombinacionet e ndryshme ushtarake”, tha Shala, në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai theksoi se Kosova duhet të punojë më shumë për të ndërtuar aleanca dhe për të siguruar mbështetje strategjike në arenën ndërkombëtare.

Të ngajshme

Imami Shefqet Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të inspektorit policor, Arsim Beqirit

Rrezarta Ramaj

AAK: Mungesa e rezultateve qeverisëse po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Rrezarta Ramaj

Bajrami: Kurti s’dëshiron të jetë kryeministër, por të sundojë

Rrezarta Ramaj