Telenews

Abdixhiku pas homazheve në Prekaz: Nderojmë të shkuarën, bëjmë të ardhmen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ishte te Kulla e Jasharajve në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ku nderojë sakrificën sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë.

Abdixhiku, përmes një postimi në facebook është shprehur se ndërojmë të shkuarën, bëjme të ardhmen.

“Nderojmë të shkuarën, bëjmë të ardhmen!

Sot, tek Kulla e Jasharajve, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderuam sakrificën sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë.

Të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri. Do të thotë të kujtosh e shënosh gjithë sakrificën, qëndresën e vet kushtrimin e popullit të tonë të reflektuar në një familje të vetme, atë që sot na qëndron si tempull peligrinazhi për brezat e rinj, e që një çerek shekulli më parë na qëndronte si thirrje e rrugës sonë finale drejt lirisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa theksoi se qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare.

“Qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja e tyre sot, si familje, mes brezave të rinj pasardhës të Jasharajve, është qëndresë e jona që na mbanë neve në rrugën përpara”, ka thënë Abdixhiku/Telenews.al/

Të ngajshme

Kush po bashkëpunon me MUP-in serb? Nipi akuzon dajën për fajde! (VIDEO)

Donat Hashani

Komandanti i KFOR-it në Podgoricë, me zyrtarët atje diskuton për sigurinë në Kosovë

KushtrimGuraj

Krasniqi: Lobi shqiptaro-amerikan ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e Kosovës

KushtrimGuraj