Telenews

E dashura e Liam Payne ende nuk e ka pranuar vdekjen e tij: Është shumë e vështirë për mua

Kate Cassidy , e dashura e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka folur sërish për tragjedinë. Në një intervistë për emisionin Lorraine të ITV, ajo zbuloi se si po e përballon vdekjen e Liam, e cila ka kaluar gati pesë muaj.

“Po flas për të gjithnjë e më shumë në kohën e shkuar. Pothuajse më dhemb më shumë, sepse më duket se është më zyrtare. Është pjesë e procesit tim të rimëkëmbjes, unë jam ende duke punuar për të pranuar vdekjen e tij”, tha Kate.

“Është shumë e vështirë për mua. Unë kurrë nuk kam humbur dikë kaq të afërt me mua, kështu që kjo është hera e parë që kaloj një pikëllim të tillë dhe një proces shërimi. Ka prekur shumë njerëz në mbarë botën dhe e di që nuk jam vetëm në këtë, se edhe të tjerët po vuajnë”, shtoi ajo.

Kujtojmë se influencerja ishte me pushime me Liamin para vdekjes së tij, e cila ndodhi më 16 tetor 2024, në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires.

Ajo më parë i tha The Sun se do të donte të kishte qëndruar me të në Argjentinë sepse u kthye në Florida disa ditë para vdekjes së tij.

Të ngajshme

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu

Fushë-Kosovë: Një shtetas i huaj arrestohet për sulm ndaj një kosovareje

Valjeta Turkaj