Telenews

Kapet mall i padeklaruar shëndetësor në kufi, vlera mbi 1 mijë e 600 euro

Në hyrje të Kosovës, dje,  rreth orës 11:55, , zyrtarët policorë dhe doganorë kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet (kombi) të bardhë me targa të Serbisë (KG).

Automjeti drejtohej nga një qytetar kosovar me vendbanim në Pasjan, Partesh.

Në raportin e policisë thuhet se, gjatë kontrollit në vijën e dytë, shoferi nuk kishte deklaruar asnjë mall për doganë, por në hapësirën e dedikuar për transportin e pacientëve u gjetën mallra shëndetësore të padeklaruara.

Sipas Doganës, vlera e tyre është mbi 1,600 euro.

Për këtë rast është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Të ngajshme

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet vizita te babai

Donat Hashani

Krasniqi reagon sërish për keqpërdorim të votave

Donat Hashani

Zelensky thotë se është “plotësisht i përkushtuar” për të pasur një dialog konstruktiv me ShBA-në, javën e ardhshme

KushtrimGuraj