Telenews

Abdixhiku uron Ditën e Mësuesit: Angazhimi i mësimdhënësve, gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 7 marsit, ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për të gjithë mësuesit e mësueset, të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë në edukimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.

Ai thotë se Dita e Mësuesit kujton rëndësinë që kanë mësimdhënësit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të përparuar dhe të qëndrueshme.

“Të gjithë mësimdhënësve, urime 7 marsi, Dita e Mësuesit! Në këtë ditë dhe jo vetëm, kujtojmë rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve, në detyrën dhe misionin e tyre fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave”, ka thënë i pari i LDK-së.

“Dita e Mësuesit na kujton rëndësinë që kanë mësimdhënësit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të përparuar dhe të qëndrueshme. Të gjithë ata, me pasion, përkushtim dhe angazhim të palëkundur, kontribuojnë në zhvillimin intelektual dhe moral të brezave të rinj, duke ofruar mundësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Angazhimi i mësuesve dhe mësueseve, është gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë dhe arsimimin e brezit që do të udhëheqë vendin në të ardhmen. Prandaj, trajtimi dinjitoz i mësimdhënësve, mbetet prioritet për Lidhjen Demokratike të Kosovës”./Telenews.al/

Të ngajshme

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Donat Hashani