Telenews

Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar se njoftuar se Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i ka kërkuar të shkarkojë nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit në këtë departament, Kingsley Wilson, e cila në vitin 2023 kishte shkruar publikisht “bëje Kosovën Serbi sërish”.

Torres në profilin e tij zyrtar në “X”, ka publikuar edhe letrën ku ka kërkuar shkarkimin e zyrtares Wilson.

“Sot i shkrova Sekretarit të Mbrojtjes duke bërë thirrje ta shkrojë nga detyra Zëvendës Sekretaren e Shtypit në këtë departament.Duke pasur parasysh fushën e minuar të retorikës antisemitike, komploteve nacionaliste të të bardhëve dhe propagandën pro-Kremlinit që Wilson e ka përhapur me krenari, prania e saj e mëtejme në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij”, ka shkruar Torres në rrjetin social X.

Ndërsa, në letër thuhet se Kingsley Wilson, në postimet e saj në rrjetet sociale, e ka afirmuar propagandën anti-kosovare, duke theksuar se ky është “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë”, gjë që “e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.

Torres edhe më herët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Wilson, Zëvendës Sekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën. Ai kishte pohuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

Administrata e re amerikane emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë./Telenews.al/

Të ngajshme

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës –

KushtrimGuraj