Telenews

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hodrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat do të mbeten pothuajse të njëjta me të javës që po lamë pas. Gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte instituti ka paralajmëruar se pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, duke mos paraqitur ndikime të theksuara për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Po ashtu, kushtet agrometeorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Reshjet e parashikuara do të jenë të mirëseardhura për bujqësinë, duke ndihmuar në rritjen e lagështisë së tokës”, thuhet në njoftim.

Kjo periudhë sipas institut është e përshtatshme për fermerët që të shpërndajnë plehun artificial në parcelat e tyre, sidomos për kulturat e grurit dhe ato pranverore.

Të ngajshme

Zgjerimi i “X Company” me objekt të ri banesor në Bresje Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj

Nxënësi bllokohet në derën e autobusit, tërhiqet zvarrë gjatë lëvizjes (VIDEO)

Valjeta Turkaj

Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

Valjeta Turkaj