Telenews

Nis transformimi i sheshit “Xhorxh Bush” – projekti prej 18 milionë euro do të përfundojë brenda 240 ditëve

Sot zyrtarisht kanë nisur punimet për  një nga projektet më të mëdha dhe më interesante për kryeqytetin e që është transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe se ky projekt që do të prekë disa zona kyçe të qytetit, përfshin edhe sheshin “Zahir Pajaziti” dhe një pjesë të Bibliotekës Kombëtare, duke ofruar një ndryshim të dukshëm për infrastrukturën dhe pamjen e qytetit.

“Po fillojmë punimet në një ndër projektet më të mëdha dhe më interesante për kryeqytetin, transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’. Tashmë kemi projektin ku edhe po e bëjmë realitet atë që kemi premtuar, për të transformuar tërë qendrën e kryeqytetit dhe për të krijuar hapësira më moderne dhe më të qasshme për qytetarët.”, tha Rama.

Rama tha se punimet do të zhvillohen në tri faza, duke theksuar se kjo do të ndihmojë që qytetarët të mos ndihen të bllokuar gjatë punimeve.

Projekti do të përfundojë pas 240 ditëve të punës, dhe kap shifrën prej 18.1 milionë eurosh.

Rama shpjegoi se materiali kryesor që do të përdoret është guri i trashë 80 mm, që do të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e ujërave të reshura.

“Paleta e materialeve është e gurëve të trashë 80 mm e jo më pak, janë porosi që ndihmojnë edhe aspektin e ujërave të reshurave.”

Për më tepër, ai theksoi se projekti do të ofrojë mundësi për gjelbërim më të madh, hapësira rekreative dhe zona për art e kulturë.

“Ky projekt do të jetë i mrekullueshëm dhe nuk ka asnjë problem, kemi zëra të ndryshëm pa asnjë arsye,” shtoi Rama, duke theksuar përkushtimin për ta bërë këtë projekt realitet.

Të ngajshme

Shpëtohen 32 persona pas shpërthimit të anijes cisternë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Valjeta Turkaj

Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve

Valjeta Turkaj

Mjeti i dyshimtë në afërsi të Badocit është një granatë dore

Valjeta Turkaj