Lady Gaga mahniti me një paraqitje dramatike dhe elegante teksa mbërriti në festën Saturday Night Live (SNL) në New York të shtunën mbrëma.
Ylli i pop-it, 38 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një kostum të zi elegant, i cili theksonte format e saj me një dekolte të thellë dhe mëngë të gjata që i jepnin një prekje teatrale pamjes së saj.
Duke e kompletuar dukjen e saj glamuroze, Lady Gaga shtoi një element dramatik me një kapelë ekstravagante me pupla, ndërsa këmbët e saj të gjata shkëlqenin falë getave me ndriçim dhe një palë taka të zeza të larta, shkruan DailyMail.
jo mbërriti në festë e shoqëruar nga i fejuari i saj, Michael Polansky, i cili me shumë kujdes e ndihmoi të dilte nga makina. Çifti tërhoqi vëmendjen me elegancën dhe afrimitetin e tyre.

Lady Gaga, e njohur për talentin dhe karizmën e saj, ishte një e ftuar speciale në episodin e fundit të SNL, ku përveçse drejtoi shfaqjen, solli edhe një performancë muzikore që elektrizoi audiencën.
Duke rikujtuar herën e saj të fundit si prezantuese në 2013, ajo bëri shaka mbi të kaluarën, duke përmendur me humor një performancë të saj me R. Kelly, duke thënë: “Nuk ka nevojë të kërkoni në Google ‘SNL 2013 me R. Kelly’… Thjesht nuk do ta sjellë atë në këtë bisedë!”.
Duke iu referuar filmografisë së saj, ajo u ndal tek suksesi i filmit “Joker: Folie à Deux”, ku interpreton përkrah Joaquin Phoenix. Me një ironi të hollë, ajo komentoi faktin që filmi ishte nominuar për dy çmime Razzie, për “duetin më të keq të ekranit” dhe “vazhdimin më të keq”.
Në monologun e saj, Gaga ndau gjithashtu detaje për historinë e saj të dashurisë me Michael Polansky, duke zbuluar se ishte nëna e saj ajo që e prezantoi me të.
“Një ditë më telefonon nëna ime dhe më thotë: ‘Kam takuar burrin tënd’. Dhe unë e pyes: ‘Çfarë bën ai?’. Ajo më thotë: ‘Punon në kërkime për kancerin’—ndërsa unë po pija një cigare në atë moment”.
Ajo rrëfeu me humor se, pas tre takimeve, vendosi të linte duhanin… përveç rasteve kur është e dehur.