Telenews

Mjeti i dyshimtë në afërsi të Badocit është një granatë dore

Një mjet i dyshimtë i cili pak më herë u raportua se u gjet në afërsi të Liqenit të Badocit, po del të jetë granatë e dorës.

Lidhur me rastin që ndodhi sot rreth orës 11:30, detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, deklaroi se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore”, tha Borovci.

“Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Abdixhiku: Me VV nuk komunikojmë, hyjmë në Qeveri vetëm për mandat të plotë dhe post të Kryeministrit

KushtrimGuraj

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

KushtrimGuraj

Deputeti laburist pritet të japë dorëheqje pasi u dënua me burg

KushtrimGuraj