Telenews

“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor

“hajvana”-hamza-i-pergjigjet-kurtit:-jam-baba-i-tre-femijeve-dhe-profesor

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit kur ky i fundit e quajti Opozitën “hajvana”.

Hamza tha se ka përgjegjësi të madhe dhe nuk e lejon vetën të shprehet në atë mënyrë.

“Unë po e ripërsëris, e para jam prind i tre fëmijëve, e dyta punoj si profesor, e treta kam qenë bartës i shumë pozitave të larta publike, dhe kam përgjegjësi se si formulohem, dhe sigurisht që nuk do ta lejojë vetën. Gjuha shqipe është shumë e pasur me fjalë që mund ta thuash çdo mendim tëndin., tha Hamza, transmeton Klankosova.tv

Ndër tjerash, Hamza potencoi se preokupimi i Partisë Demokratike të Kosovës që t’i adresojë sfidat e vendit dhe problemet e qytetarëve.

“Gjithçka ka qenë e kalkuluar dhe është e kalkuluar deri në detale. Preokupimi ynë është se qysh me i adresu sfidat e vendit, problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me bë një ambient më të mirë për bizneset, qysh me zhvillu ekonominë, arsimin, shëndetësinë, e qysh me përmirësu standardin e jetës së qytetarëve”, vijoi tutje ai.

Të ngajshme

Rutte: Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë për sigurinë e Kosovës

Donat Hashani

Erion Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO-së, gjykata shtyn vendimin për nesër

Donat Hashani

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Donat Hashani