Telenews

Rutte: Kosova e Serbia të bëjnë kompromiset e duhura në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit që ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët dhe sipas tij, ato duhet ta zgjedhin diplomacinë para dhunës.

Rutte tha se zgjidhja për një paqe afatgjate është politike dhe në këtë drejtim, ai tha se NATO do të vazhdojë të mbështes plotësisht normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Kjo është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e duhura dhe të fokusohen në dobitë afatgjate”.

“E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por që duhet të shohim atë pamje më të gjerë. Normalizimi sjell stabilitet më të madh, më shumë mundësi investimi dhe pastaj siguri më afatgjate për të gjithë rajonin”, tha Rutte.

Më tej, ai tha se ky është mesazhi që do të vazhdojë ta theksoj përpara të gjitha palëve që do t’i takoj në rajon.

Të ngajshme

Incident në portin e Vlorës, polici kufitar goditet nga dy persona gjatë kontrollit

Valjeta Turkaj

Policia në Gjakovë shqiptoi 752 gjoba dhe sekuestroi 125 patentë shoferë

Valjeta Turkaj

Themelimi i organizatës jofitimprurëse “Vatra e Artistëve” në Grand Blue FAFA

Valjeta Turkaj