Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për takimin e sotëm me sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte.
Kurti ka thënë se shefit të NATO’s i ka shprehur vullnetin e pathyeshëm për synimin e pandryshueshëm të Kosovës, e që është anëtarësimi në NATO.
“Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe. Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme.”, ka shkruar Kurti në Facebook.
The post Kurti shkruan sërish për takimin me shefin e NATO’s: Shpreha vullnetin e pathyeshëm që t’i bashkohemi Aleancës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.