Telenews

Policia në Gjakovë shqiptoi 752 gjoba dhe sekuestroi 125 patentë shoferë

Policia e Gjakovës brenda gjashtë ditëve ka shqiptuar 752 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Mbi 100 shoferë janë gjobitur për shpejtësi të tepërt, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, dhe mosvendosjen e rripit të sigurisë, shkruhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Përveç gjobave, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentat dhe janë vendosur masa mbrojtëse që ndalojnë drejtimin e mjetit motorik, transmeton Klankosova.tv.

Këto masa janë aplikuar ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda, si tejkalime në zona të ndaluara dhe rrezikim të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.

Ky operacion i policisë synon përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe minimizimin e aksidenteve.

Të ngajshme

Inspektorati i Trashëgimisë i ndali punimet në rrugën” Xhorxh Bush”, MKRS: Nuk kanë kërkuar leje për punë siç e thotë ligji

KushtrimGuraj

Ish-drejtori i Policisë: Deklaratat e presidentes Osmani për prodhimin e dronëve dhe municioneve janë joserioze

KushtrimGuraj

Mira Fejza rrëfen momentin kur i pa eshtrat e bashkëshortit të saj të zhdukur

KushtrimGuraj