Telenews

Sekretari Rutte i la FSK’së vetëm ‘‘rol humanitar’’, Maqedonci: Besoj s’është hera e parë…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një konference për media ka komentuar deklaratën e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, i cili rolin e FSK-së e ka cilësuar më shumë si ‘‘rol humanitar”.

Ai ka thënë se kjo s’është hera e parë që është bërë një deklaratë e tillë pasi që NATO dhe KFOR-i janë neutral ndaj ndryshimeve që janë bërë në vitin 2018 ku FSK-së i është dhënë mandat ushtarak.

Ministri ka deklaruar edhe se, Kosova po ndërton kapacitetet ushtarake të saja me shtetet që kanë njohur këto ndryshime.

‘‘Rreth çështjes së deklaratës së sekretarit të NATO besoj që nuk është hera e parë që NATO dhe KFOR-i janë neutral karshi ndryshimeve kushtetuese të vitit 2018 në raport me mandatin e FSK, pra KFOR njeh FSK-në sipas mandatit, sipas ligjeve që kanë qenë para vitit 2018, në dhjetor të 2018 kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e këtyre ligjeve duke i dhënë mandat ushtarak FSK. Dhe ky mandat është pranuar nga pothuajse të gjitha vendet e NATO-së në aspektin bilateral. Pra ne sot po ndërtojmë kapacitetet ushtarake të FSK pikërisht duke iu referuar raporteve bilaterale që kemi me SHBA-të, Britaninë e Madhe, Turqinë, Gjermaninë me Italinë por edhe me vendet e tjera, që njohin ndryshimet ligjore që i kanë dhënë mandat ushtarak FSK-së. Pra ky është një deklarim që vazhdon të jetë i tillë, dhe dihet që mandati i kaluar i FSK-së ka qenë forcë e armatosur lehtë me qëllim të realizimit të operacioneve të mbrojtëse civile, kurse prej vitit 2018 janë tri detyre kyçe për tëp cilat autorizohet FSK-ja, është mbrojtja e territorit, mbështetja ushtarake për autoritetet civile dhe është pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse. Ne do të vazhdojmë që të diskutojmë me partnerët tanë në NATO që edhe NATO të njoh mandatin e ri të FSK-së’’, ka thënë ai mes tjerash.

Të ngajshme

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve ishte një goditje e rëndë, mbase të vërtetën e thamë shumë herët

KushtrimGuraj

Vetëvendosje e ka normalizuar gjuhën kërcënuese të Kurteshit ndaj mediave, thotë Kabashi

KushtrimGuraj

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

KushtrimGuraj