Telenews

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga ‘zhurma e madhe’ para lëkundjes

Napoli i Italisë është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.4, më i forti që ka goditur zonën në 40 vitet e fundit.

Lëkundjet u paraprinë nga një ‘zhurmë e madhe’, raportojnë mediat lokale, duke i bërë njerëzit të vrapojnë në rrugë.

https://x.com/INGVterremoti/status/1899983558606717194?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1899983558606717194%7Ctwgr%5E77d776ae5d57a72d74cef823f534e321029015d9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftermeti-forte-ne-40-vjet-godet-napolin-gjithe-qyteti-zgjohet-nga-zhurma-e-madhe-para-lekundjes%2F

Bëhet e ditur se tërmeti i fuqishëm zgjati rreth 20 sekonda dhe zgjoi të gjithë qytetin dhe pjesë të mëdha të rajonit përreth, shkruan BBC.

Ndryshe, tërmeti ishte më i forti i regjistruar në katër dekadat e fundit, me një tërmet 4.4 ballë në të njëjtën zonë në maj të vitit të kaluar.

Raportohet se edhe furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit është ndërprerë./Rilindja Shqiptare/

Të ngajshme

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Valjeta Turkaj

Vodhi mjete pune me vlerë rreth 1000 euro, i dyshuari arrestohet në Pejë

Valjeta Turkaj

Pas disa orëve qëndrimi pranë babait, ish-presidenti Thaçi largohet nga QKUK-ja

Valjeta Turkaj