Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati rol kyç në shpalljen e pavarësisë.
Në podcastin e zhvilluar me presidentin Aleksandër Vuçiç, Donald Trump Jr. ka publikuar një hartë, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, gjë që sigurisht nuk u ka shpëtuar mediave në Serbi e Rusi.
Ato e shohin lëvizjen si një kthesë të politikës amerikane dhe garanci se autoritetet serbe do të kenë më shumë mirëkuptim në Shtëpinë e Bardhë kur është fjala për çështjen e Kosovës. Vuçiç i tha djalit të presidentit amerikan se si i kujton rregullisht zyrtarëve evropianë se ligji ndërkombëtar, të cilit ata i referohen kur flasin për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk zbatohet për Serbinë dhe integritetin e saj territorial. (A2 Televizion)