Telenews

Ardon Jashari po kërkohet nga “gjysma” e Premierligës

ardon-jashari-po-kerkohet-nga-“gjysma”-e-premierliges

Ardon Jashari pritet të ketë mundësi të arta në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori i talentuar i Club Brugges që përfaqëson Zvicrën, ka shfaqur nivel të lartë të lojës dhe kjo ka bërë që ai të përcillet nga një numër i madh i klubeve angleze.

Mediumi belg “VoetbalPrimeur” ka shkruar të shtunën se skautë të Chelseat, Arsenalit, Manchester Unitedit, Tottenhamit, Newcastlet, Brentfordit, Nottingham Forestit dhe Brightonit e kanë parë nga afër 22-vjeçarin e talentuar.

Steven Defour, i cili ka luajtur me Burnleyn në Premier League, ka thënë se Jashari është gati për hapin e madh në karrierë.

“Ai është lojtari më i mirë në ligën tonë dhe ndoshta njëri prej më të mirëve që kemi pasur në dhjetë vjetët e fundit”, ka thënë Defour që është analist i futbollit në mediumin “Het Laatste Nieuës”.

“Kombinimi i tij i energjisë, agresiviteti dhe loja me top, e bëjnë atë të veçantë. Ai ka kuptueshmëri të shkëlqyer të lojës dhe teknikisht është i fortë mjaftueshëm për të luajtur në nivelin më të lartë”.

Jashari u transferua nga Luzerni te Club Brugge në verën e vitit të kaluar për gjashtë milionë euro dhe është zhvilluar shumë shpejtë si futbollistë.

22-vjeçari Jashari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të ligave më të forta evropiane.

Club Brugge ia vazhdoi Jasharit kontratën deri në janar të vitit 2029.

The post Ardon Jashari po kërkohet nga “gjysma” e Premierligës appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Tmusic për përplasjen me trajnerin: E di që dukej keq, vetëm dashuri dhe respekt për ‘baba’ Adisin

KushtrimGuraj

Prishtina lëshon tri pikët nga duart dhe shkon në dhjetë ndeshje pa fitore

Donat Hashani

Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Donat Hashani