Telenews

Digjet një vilë në Brezovicë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer në Brezovicë, ku si pasojë e saj është kapluar një vilë dhe një objekt banimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se nuk raportohet për lëndime në njerëz.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

Ditëve të fundit, në Kosovë ka pas shumë vatra zjarresh të cilat janë zgjeruar dhe kanë dëmtuar natyrën.

Zjarrfikësit dhe Policia po luftojnë me to për t’i ndaluar.

Të ngajshme

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij –

KushtrimGuraj

Ditëlindja që sjell mall e krenari – Viton Ukaj kujton vëllanë dëshmor, Ismet Ukajn, pranë shtatores së tij –

KushtrimGuraj