Telenews

Blerta Deliu shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit: Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, shkruan lajmi.net.

“Lamtumirë, baca Haxhi! Ngushëllimet e mia më të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi. Humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngajshme

AME-ja përditëson të dhënat: Disa rajone sot u përballen me vërshime, disa ishin të qeta

KushtrimGuraj

Gjysmëvjetori i dytë: Nisja e mësimit të hënën ende e pasigurt

KushtrimGuraj

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Erzana Fazliu