Telenews

Limaj: Baca Haxhi gjithë jetën u ballafaqua me sfida të rënda, edhe betejën e presidentit Thaçi në Hagë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi.

Ai thotë se “Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi. Prehu në paqe, baca Haxhi!”, shkruan ai.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj