Telenews

“Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për Thaçit nga Specialja për të marrë pjesë në varrimin e babait

“poshterim-i-ri-nga-nje-tribunal-i-turpshem-dhe-i-paturpshem”,-rama-reagon-per-thacit-nga-specialja-per-te-marre-pjese-ne-varrimin-e-babait

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Në një postim në rrjetin social X, Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama.

The post “Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për Thaçit nga Specialja për të marrë pjesë në varrimin e babait first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Haxhiu: Absurde që Thaçit nuk i lejohet ardhja në varrim, do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara

Donat Hashani

Specialja e pavarur falë krimbave në Kuvend – Nuk e lëshojnë Thaçin të vije në va*rrim, duan të tregojnë “forcën”, Nasim Haradinaj i ashpër me Tribunalin e Hagës

KushtrimGuraj

Zyra e kryeministrit shpall tender për 700 bileta avioni, do të shpenzohen 350 mijë euro

KushtrimGuraj