Telenews

“Për Serbinë mos u mërzit, veç mos u korit”, Krasniqi zbulon një bisedë të Haxhi Thaçit me të birin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin zbuloi një bisedë të këtij të fundit, me të birin, Hashim Thaçin.

Ai tha se ato fjalë sot qëndrojnë si një parim udhëzues për të gjithë ata që e kuptojnë peshën e përgjegjësisë dhe çmimin e lirisë.

“Në një bisedë me birin e tij, Hashim Thaçin, pas një aksioni të vitit 1992, Haxhi Thaçi tha fjalë që sot qëndrojnë si një parim udhëzues për të gjithë ata që e kuptojnë peshën e përgjegjësisë dhe çmimin e lirisë”.

“Me një mençuri të gdhendur nga përvoja e tradita, ai i kishte thënë birit “Biri im, e di që je futur thellë në punë të rënda, por ki kujdes, për veten, edhe më shumë për shokët e tu, për Serbinë mos u mërzit, veç mos u korit”, u shpreh tutje Krasniqi.

Të ngajshme

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi

FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Yllka Gashi

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Yllka Gashi