Telenews

Pushteti i Kosovës e injoron mbledhjen komemorative, Shqipëria e nderon babain e Hashim Thaçit

Mijëra qytetarë të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare sot kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçin, babait të ish-presidentit Hashim Thati. Por, në ceremoninë komemoratve të mbajtur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nuk është parë askush prej institucioneve qendrore të Kosovës.

Nderimet e fundit babait të ish-presidentit ia kanë bërë edhe shumë zyrtarë të partive opozitare, por jo edhe pushteti.

Për disa orë sa ka zgjatur ceremonia, asnjë zyrtarë i Presidencës, Qeverisë apo i Kuvendit të Kosovës nuk është parë në sallë.

Ndryshe prej institucioneve të Kosovës, babai i ish-presidentit është nderuar nga institucionet e Shqipërisë.

Një delegacion shqiptar, i prirë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë bërë homazhe pran arkivolit të Haxhi Thaçit. Ata kanë ngushëlluar edhe familjen e ngushtë të ish-presidentit.

Kryekuvendarja e Shqipërisë dhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë kanë mbajtur edhe fjalime emocionuese në këtë mbledhje.

Të ngajshme

Rritet për 83.3% numri i rasteve të raportuara për të shtënat festive, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar

Yllka Gashi

Aktakuzë ndaj dy mjekëve të Vushtrrisë për marrje ryshfeti

Yllka Gashi

Kadriaj: Aleanca pret garanci konkrete nga Kurti për pikat e saj

Yllka Gashi