Telenews

Rast tragjik në Gjakovë: 40-vjeçarja i jep fund jetës, dyshohet se u hodh nga minarja e xhamisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Cermjan të Gjakovës, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Rasti ka tronditur familjen Kurhasku dhe gjithë fshatin, ndërsa tashmë ka nisur hetimi nga Policia dhe Prokurori i Shtetit.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Leonora Kurhasku, 40-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga minarja e xhamisë së fshatit.

Ky rast i rëndë ndodhi në orët e pasdites dhe Policia u njoftua menjëherë pasi viktima u gjet pa shenja jete te xhamia.

Si rezultat i intervenimit, ekipi mjekësor ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë dhe e ka transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por fatkeqësisht vetëm është konfirmuar vdekja e saj, thonë tutje të njëjtat burime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij akti tragjik.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe është hapur rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

Të ngajshme

Kërkesa e Hotit për lidership të ri të LDK-së, reagon Lumir Abdixhiku

Donat Hashani

Çfarë sekuestroi Specialja gjatë arrestimit të kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova

Donat Hashani

Vetaksidentohet vetura e FSK-së, ka të lënduar

Donat Hashani