Telenews

Katër të lënduar nga zjarri në Koçan transferohen për mjekim në Belgjikë

Katër personat e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan janë transferuar mbrëmë për trajtim në Belgjikë.

Siç njofton Ambasada e Maqedonisë në Belgjikë, të lënduarit po trajtohen në katër spitale të ndryshme në qytetet e Brukselit, Antwerpen, Liezh dhe Charleroi.

Viktimat janë transferuar në Belgjikë me aeroplan special të Forcave të Armatosura të Rumanisë, i cili njëkohësisht ka transportuar katër persona të tjerë të lënduar nga zjarri për trajtim në Holandë.

“Antonija, Maja, Petari dhe Dragoljub mbërritën në Belgjikë. Mirënjohje Qeverisë së Belgjikës, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të gjithë ndihmën e deritanishme, si dhe Rumanisë dhe Bashkimit Evropian që organizuan fluturimin special nga Shkupi për në Bruksel. Nesër është një ditë e re, shpresë e re për bashkëqytetarët tanë të rinj, i uroj shërim të shpejtë dhe shëndet!”, deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë, Metodija Belevski.

Në të njëjtën kohë, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë në Belgjikë ofruan strehim dhe transport falas për familjarët e të lënduarve, ndërsa Ambasada siguroi edhe përkthyes, të cilët do t’i ndihmojnë të lënduarit dhe të afërmit e tyre në përkthimin në komunikim me personelin mjekësor.

Ndryshe, në Ambasadën e RMV-së në Bruksel është hapur libër ngushëllimi në të cilin qytetarët, si dhe shtetas të huaj dhe përfaqësues diplomatikë, lënë mesazhe ngushëllimi për viktimat e ngjarjes tragjike në Koçan.

Të ngajshme

Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios

Yllka Gashi

Një shëtitje 10-minutëshe pas darkës mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak –

KushtrimGuraj

Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen

Yllka Gashi