Telenews

“Mundet me i marrë edhe dy muaj”, Eugen Cakolli sqaron se çka ndodh nëse Supremja vendos ndryshe

“mundet-me-i-marre-edhe-dy-muaj”,-eugen-cakolli-sqaron-se-cka-ndodh-nese-supremja-vendos-ndryshe

Eugen Cakolli nga DnV, ka folur lidhur me vendimin e PZAP-së lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërim të votave me postë.

Ai është shprehur se nëse Lëvizjes Vetëvendosje i aprovohet ankesa nga Gjykata Supreme për “rivotim me postë”, atëherë si proces do të merrte 2 muaj.

Por ai ka thënë se është e vështirë që Gjykata Supreme të vendos ndryshe nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi duhet ta ketë prova të cilat nuk i ka PZAP.

“LVV i ka 48 orë me apelu vendimin e PZAP, më nuk ka të bëjë me pjesën çka ka shpall KQZ, tash VV duhet me kontestu arsyetimin e PZAP. E PZAP në vendimin që është publiku sot ka përcaktu qartazi një standard pozitiv. Së pari ka thënë se nuk mjafton me hamendesime e trendë një kandidat ka marrë më shumë vota se tjetri, me u anulu një proces në tërësi.Duhet që Gjykata Supreme me pas ndonjë provë që nuk e ka pas PZAP për me marrë një vendim ndryshe.Nëse do të aprovohej si kërkesë i bie që KQZ me hap afat 30 ditor që secili votues prej 68 mijë sa kenë qenë të regjistrun me postë me pas të drejtë me dërgu edhe njëherë dërgesën postare, jo me u hap afat i ri i regjistrimit. Kjo i bie që i humbim 2 muaj kohë veç me u administru si proces”, ka thënë ai në T7.

Të ngajshme

Presidenti i Letonisë: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen – sa më herët, aq më mirë

Valjeta Turkaj

Qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj paqes është i qartë pas sulmeve gjatë natës, thotë Zelensky

Valjeta Turkaj

Osmani: Anëtarësimi në BE është jetik për Kosovën, po ashtu parakusht për një Evropë në paqe

Valjeta Turkaj