Telenews

Vrasja e të riut në Vushtrri, raportohet se është arrestuar i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarr.

Viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.

Janë siguruar disa pamje nga vendngjarja, viktima shihet i shtrirë në tokë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”.

Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Ndërsa, siç raporton “Mitropol”, tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen që ndodhi sonte në Vushtrri.

Policia ende s’e ka konfirmuar arrestimin.

Të ngajshme

Tërnava sot mban konferencë për media

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani