Telenews

Supremja hedh poshtë ankesën e kandidatit të PDK-së që thotë se “është dëmtuar për një numër të caktuar votash”

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) kundër shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të Supremes kandidati për deputet P.H i PDK-së i konteston rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, gjegjësisht pretendon se I njëjti është dëmtuar për një numër të caktuar votash.

“Gjegjësisht pretendon se i njëjti është dëmtuar për një numër të caktuar votash si rezultat i parregullsive me të cilat është cenuar e drejta e votës dhe integriteti i procesit zgjedhor, si pasojë e së cilës i njëjti ka mbetur jashtë listës së kandidatëve të cilët do të certifikohen, dhe atë në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Drenas…”, thuhet në vendim.

Për më shumë lexoni të plotë vendimin e Gjykatës Supreme këtu:

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj