Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite.

Siç merr vesh Sinjali, dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.

Viktima e rastit, siç mësohet është rreth 40-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Prokurori është në vendin e ngjarjes, deri më tash është konfirmuar se një burrë ka vrarë një grua e më pas edhe veten”.

“Nuk kemi ende detaje dhe nuk e dimë relacionin e viktimave dhe as moshën”.