Telenews

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë mes 3 veturave në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se tre të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, të cilët po merren me rastin.

Të ngajshme

Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc

KushtrimGuraj

LDK-ja kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike: Vendim i papranueshëm

KushtrimGuraj

Dëshpëruese: Policët e Njësive Speciale mbeten pa pagesa për orët shtesë para Bajramit

KushtrimGuraj