Një këmbësore, kosovare, ka pësuar lëndime trupore pasi që është përplasur nga një autobus, dje rreth orës 09:30 në Leposaviq.
Sipas policisë, viktima është përplasur si rezultat i pakujdesisë së shoferit që po drejtonte autobusin me targa serbe.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, ata shtuan se rasti është duke u hetuar.