Telenews

LDK reagon pas refuzimit të Supremes ndaj ankesave të VV-së për votat me postë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votat me postë.

Sipas LDK-së, Supremja me këtë akt ka vërtetuar përfundimisht ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e votave të ardhura më postë nga mërgata në përkrahje të kësaj partie.

“Ky vendim konfirmon edhe një herë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të kontestuar votën e lirë të qytetarëve ishin të pabaza dhe politikisht të motivuara. Përpjekja për të anuluar këto vota përbënte një tentim të hapur për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në mërgatë, vetëm e vetëm pse ata nuk votuan sipas dëshirave të Vetëvendosjes”.

“E gjithë kjo u shoqërua me një fushatë manipulimesh, presioni publik dhe shpifjesh nga akterë të Vetëvendosjes. Për më tepër, përmes videove të publikuara nga vetë aktivistët e kësaj partie, u dokumentua qartazi ndërhyrja dhe mbushja në masë e fletëvotimeve në kundërshtim me çdo standard demokratik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Më tej, LDK-ja tha se Supremja, si instanca më e lartë e drejtësisë në këtë proces, ka vulosur të vërtetën dhe ka riafirmuar parimin se vullneti i lirë i qytetarëve nuk mund të kontestohet nga asnjë forcë politike që nuk e pranon rezultatin zgjedhor.

“Ky vendim është fitore e së drejtës, e demokracisë dhe e mërgatës sonë, e cila me përkushtim ka ushtruar të drejtën e saj të votës, pavarësisht përpjekjeve për t’u mohuar. Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të mbrojtur çdo votë të qytetarëve tanë, brenda dhe jashtë vendit. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të përdhoset nga manipulimi, propaganda dhe përpjekjet për të deformuar të vërtetën”.

“Për LDK-në, kjo është një fitore institucionale dhe morale, ndërsa për Vetëvendosjen, një dështim i turpshëm që i ekspozon para qytetarëve si një subjekt që është i gatshëm të shkelë mbi parimet demokratike për interesa të ngushta politike”, thuhet tutje në reagim.

Në reagim, Lidhja Demokratike tha se do të vazhdojë të jetë forcë e qëndrueshme, e përgjegjshme dhe e vendosur në mbrojtjen e rendit demokratik dhe vullnetit qytetar.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj