Telenews

Këta janë dy të arrestuarit për fajde në Prizren, i dhanë viktimës para me kamata të larta nga 2021

Policia Rajonale në Prizren bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka zhvilluar sot një aksion policor në Prizren, që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për fajde, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë tashmë ndodhen në ndalim policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të arrestuarit janë Eduard Kryeziu, rreth 29-vjeçar dhe Bekim Kryeziu rreth 51-vjeçar.

Dy anëtarët e familjes Kryeziu dyshohen se prej shkurtit të vitit 2021 kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj viktimës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, duke kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit.

Gjatë operacionit policor, në automjetin e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe mbi 10 fishekë.

Po ashtu, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse të të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, ku po ashtu janë sekuestruar edhe një pushkë, mbi 40 fishekë. si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin.

Ndaj të dyshuarve, pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj