Telenews

AP shkruan për kurthin që i ngritën komedianët rusë Kurtit, lajmin e merr edhe Washington Post

ap-shkruan-per-kurthin-qe-i-ngriten-komedianet-ruse-kurtit,-lajmin-e-merr-edhe-washington-post

Mediat ndërkombëtare po raportojnë sesi kryeministri ra në një prank të dy komedianëve rusë, duke pretenduar se po ishte presidenti i Letonisë

Mediumi “AssociatedPress”, duke cituar zyrën e kryeministrit, transmeton justifikimin e kabinetit të Kurtit që “Kurti ka pasur shumë telefonata në rastin e fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, sa kanë pasur të pamundur të verifikojnë në detaje çdo telefonatë”.

AP, tregon edhe për përmbajtjen e bisedës, duke thënë se është folur edhe për Serbinë e Rusinë.

Këtë lajm e ka marrë edhe gjiganti mediatik “WashingtonPost”, duke raportuar për grackën në të cilën ra Kurti.

Po ashtu, përmendet edhe fakti që akoma nuk janë certifikuar rezultatet zgjedhore, e që pastaj presidentja e Kosovës do t’i kërkojë Kurtit të fillojë përpjekjen për formimin e Qeverisë. /Gazeta Express

Të ngajshme

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

KushtrimGuraj

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

KushtrimGuraj

Komuna e Pejës del me një sqarim publik për gjendjen e aksit rrugor Pejë – Rugovë

KushtrimGuraj