Telenews

Shpërthim i baterive në një ndërtesë në lagjen “Pejton”, banorët të bllokuar nga ndotja

Një shpërthim i baterive ka ndodhur mëngjesin e së premtes në hyrjen e një ndërtese në lagjen “Pejton” të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, transmenton indeksonline.com

Banorët thonë se bateritë ishin vendosur nga një kompani sigurimesh për të siguruar furnizim me energji elektrike për kompjuterët dhe pajisjet e ruajtjes së të dhënave të klientëve në rast të ndërprerjeve të rrymës.

Pas shpërthimit, korridoret e ndërtesës u mbushën me tym dhe ndotje, duke bërë që banorët të mbeten të bllokuar në banesat e tyre.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për pastrimin e ambientit dhe evitimin e rreziqeve të tjera.

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj