Telenews

PZAP-ja shqiptoi mbi kaq mijë euro gjobë ndaj partive politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjor, ku 249 prej tyre janë aprovuar.

242 vendime, sipas PZAP-së, janë refuzuar, ndërkaq 73 ankesa janë shpallur të palejuara, 4 të tërhequra, 53 të pasafatshme dhe dy pjesërisht të pranuara.

Ndërkohë, në Komisionin e Pavarur për Media PZAP ka dorëzuar 17 ankesa dhe në Këshillin e Mediave të Shkruara dy ankesa.

Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-ja për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644 mijë 100 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101 mijë euro.

Ndaj vendimeve të PZAP-it, janë paraqitur 47 ankesa në Gjykatën Supreme, ndër to; në 34 raste u vërtetuan vendimet e PZAP-së, u ndryshuan pjesërisht 7 vendime, ndërsa 6 vendime të PZAP-së u ndryshuan nga Gjykata Supreme.

KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër. Certifikimin e rezultatit zgjedhor nuk e kanë votuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi.

LVV-ja u ankua në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me votat me postë. Kurteshi nga LVV-ja potencoi se pa u përfunduar edhe mundësia e fundit ligjore në Kushtetuese, nuk mund ta votoj certifikimin e rezultateve.

Të ngajshme

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në Gjermani

KushtrimGuraj

Kurti i 9 shkurtit fillon me sulme banale kundër Hamzës e Abdixhikut

KushtrimGuraj

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

KushtrimGuraj