Telenews

Peci: Punën e parë që duhet ta bëjë qeveria e re është ta dërgoj Asociacionin në Kushtetuese (VIDEO)

Ish diplomati Lulzim Peci në “DPT te Fidani”, tha se për të më shumë rëndësi ka agjenda e koalicioneve sesa përmbajtja.

Sipas tij, punën e parë që duhet ta bëjë qeveria e re është ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese.

“Për mua shumë më e rëndësishme sesa përmbajtja e koalicioneve është se çfarë agjende ato koalicione do të kenë. Së pari duhet ta dimë se çfarë do të bëjmë me dialogun, pyetja e parë është se çfarë do të bëjmë me draft – statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“Për këtë arsye kjo është pika kyqe dhe mendoj që në formësimin e qeverisë pika më problematike ka me qenë kjo. Punën e parë që duhet me bë nëse dojmë më zënë hapin për anëtarësim në Këshillin e Evropës brenda këtij viti është që ta dërgojë Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese”, tha Peci.

Por potencoi se bazuar në qëndrimet e kundërta të partive politike nuk është optimist që mund të realizohen këto.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj