Telenews

Detaje të reja, rreshteri Muhamed Lika dyshohet se u vra gjatë një tentim-grabitjeje

Rreshteri Muhamed Lika u vra mbrëmjen e 1 prillit në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Gazetarja Sala Gashi, ka dhënë detaje të reja rreth rastit, teksa ndodhet në vendin ku u krye vrasja, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes, shihen shenjat e plumbave që u u shkrepën mbrëmë, e që morën jetën e Likës.

Sipas gazetares së Klan Kosova, dyshohet se si shkak i një grabitjeje rezultoi vrasja e rreshterit Lika.

“Nga burime jo të sigurta, thuhet se Lika mori katër plagë nga të shtënat me armë zjarri, e që i dyshuar është një 18-vjeçar”, tha Gashi.

“Sipas burimeve jo të sigurta, thuhet se ka qenë një grabitje, e që ka rezultuar deri në vrasjen e rreshterit”, tha tutje gazetarja.

Sakaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është ende në arrati, derisa ekipet policore po vijojnë kërkimin e tij.

Varrimi i rreshterit Muhamed Lika do të bëhet sot në “Varrezat e Dëshmorëve” në Kaçanik.

Të ngajshme

Albena Reshitaj: Politika është përgjegjësi dhe luftë për drejtësi (VIDEO)

Donat Hashani

Treni godet një automjet afër Drenasit, lëndohen dy persona

Valjeta Turkaj

Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

Valjeta Turkaj