Telenews

Musk së shpejti pritet të largohet nga administrata Trump

musk-se-shpejti-pritet-te-largohet-nga-administrata-trump

Presidenti amerikan,Donald Trump raportohet se i ka thënë rrethit të ngushtë se Elon Musk do të tërhiqet nga roli aktual brenda administratës.

Musk është duke punuar si kreu i Departamentit të Efiçiencës Qeveritare (DOGE). Ai ka marrë kritika rreth përpjekjeve për të zvogëluar qeverinë federale të SHBA-së, duke shpërbërë tërësisht agjenci dhe duke pushuar dhjetëra mijëra punonjës nga puna.

Sipas Politico, miliarderi dhe pronari i Teslas dhe SpaceXt do të tërhiqet së shpejti nga ky rol dhe do të kthehet te bizneset e tij.

Musk aktualisht ka statusin e veçantë si një “punonjës special qeveritar”, që e përjashton përkohësisht nga disa rregulla etike dhe konflikti interesi. Ky afat 130-ditor pritet të skadojë në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Një zyrtar i lartë i administratës i tha Politico se Musk ka të ngjarë të mbajë një rol informal si këshilltar dhe të vazhdojë të shfaqet herë pas here në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Trump la të kuptohet të hënën se Musk do të duhet të rikthehet te bizneset “në një moment të caktuar”.

“Mendoj se është i mrekullueshëm, por gjithashtu mendoj se ka një kompani të madhe për të drejtuar dhe kështu, në një moment, ai do të kthehet”, tha Trump dhe shtoi se “ai dëshiron ta bëjë këtë. Unë do ta mbaja aq gjatë sa mund ta mbaja”.

The post Musk së shpejti pritet të largohet nga administrata Trump first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj