Telenews

Osmani shkon në Bullgari, përfaqëson Kosovën në Takimin e Procesit Aqaba

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ka udhëtuar për në Bullgari, për ta përfaqësuar Kosovën krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.

Sipas Presidncës, Osmani do të mbajë fjalim në hapje të Samitit si dhe do zhvillojë takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrëse. Gjatë këtyre takimeve, do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

Ky takim organizohet nën patronazhin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Presidentja Osmani do të theksojë angazhimin e suksesshëm të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët strategjikë. Në këtë kuadër, ajo do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të ngajshme

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

KushtrimGuraj

Begaj mirënjohje Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut domethënës për paqen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajon

KushtrimGuraj

Kërkohet paraburgim për 7 të arrestuarit e djeshëm, dyshohet se e dëmtuan buxhetin për milliona euro

KushtrimGuraj