Telenews

Bankat në hall nga paratë false, ‘ProCredit’ raporton mbi 500 euro të falsifikuara që u deponuan nga klientët

Rastet e falsifikimit të parasë kanë shënuar sërish rritje dhe një dukuri e tillë po ngrit shqetësim për numrin e madh të kartëmonedhave dhe monedhave false që po futen pothuajse çdo ditë në qarkullim. Ky ‘trend’ i parave të falsifikuara që ka ‘lulëzuar”.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një bankë në Prizren, ku dyshohet se janë deponuar mbi 500 euro false.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në ProCredit Bank, ku një punonjës i kësaj banke e ka raportuar rastin në Polici dhe ka dorëzuar 541.50 euro në kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara.

Ankuesi I dorëzuar në polici monedhat e dyshimta, të cilat ishin evidentuar gjatë procesit të punës në bankë. Shumat përbëheshin nga monedhat metalike 0.50, 1 dhe 2 euro, si dhe nga kartmonedhat 50 dhe 100 euro.

Pas dorëzimit të provave, njësitë policore kanë informuar hetuesin kujdestar, i cili në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dërgimin e monedhave për ekzaminim të mëtejshëm.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet po punojnë për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për zhvillimet e këtij rasti.

Të ngajshme

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtakun

Valjeta Turkaj

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj