Telenews

Komiteti Olimipik i kërkon sqarime UEFA-s për heqjen dhe djegien e flamurit kosovar në Serbi

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës nga ambientet e Kongresit të UEFA-s, që u mbajt në Beograd, Serbi.

KOK-u ka dënuar ashpër aktin e djegies së flamurit të Kosovës nga huliganët, pas heqjes së tij, duke e cilësuar këtë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve shtetërore të Kosovës dhe vlerave themelore të sportit.

Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi. Ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, por edhe ndaj vlerave themelore të sportit: respektit, barazisë dhe përfshirjes. KOK kërkon sqarime nga organizatori i Kongresit, në këtë rast UEFA, për heqjen dhe djegien e flamurit, e njëkohësisht kërkojmë marrjen e masave të mikpritësit të këtij Kongresi, i cili sipas pamjeve të publikuara edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Të ngajshme

Kurti s’ka përgjigje nëse i ka votat për nesër n’12

Erzana Fazliu

Arsenali e PSG-ja synojnë trofeun e parë të Championsit

Valjeta Turkaj

ChatGPT i bindur: BBVA fitohet nga Gjesti

Erzana Fazliu