Telenews

Aksident në hyrje të Fushë Kosovës, vetura godet motoçiklistin (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Fushë Kosovës nga drejtimi i Prishtinës, konkretisht në zonën industriale afër Kolegjit AAB.

Sipas informacioneve të para, një veturë ka goditur një këmbësor në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura. Ngjarja ka ndodhur në një pjesë të rrugës ku qarkullimi është i shtuar, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ndërsa këmbësori i lënduar është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Më shumë detaje priten gjatë orëve në vijim.

Të ngajshme

Zvicër: Dyshohet se një kosovar ka vrarë bashkëshorten e tij, ndërkohë ka vdekur edhe vetë ai

Valjeta Turkaj

ZRRE-ja pritet ta rrisë çmimin e rrymës deri në 16 për qind

Erzana Fazliu

Nis mbledhja e ZRrE-së, asnjë kundërshtim për rendin e ditës, pritet vendimi për çmimin e rrymës

Valjeta Turkaj