Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka mbrojtur vendimin e SHBA-së për vendosjen e tarifave ndaj një grupi ishujsh të banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, shkruan Gazeta Sinjali.
“Tarifat në Ishujt Heard dhe McDonald u vendosën”, tha Lutnick, “për të mbyllur zbrazëtirat absurde në sistem dhe për të parandaluar vendet e tjera që të transportojnë mallra përmes atyre ishujve për të arritur në SHBA”.
Derisa, sipas Bankës Botërore, Bashkimi Evropian tashmë aplikon tarifa për këto ishuj, shkruajnë mediat e huaja.
Raportohet se lista e Trumpit përfshinte gjithashtu Territorin Britanik të Oqeanit Indian, i cili është i populluar ekskluzivisht nga personeli ushtarak dhe kërkon një leje për ta vizituar, ka raportuar BBC.
Ani se duket si diçka absurde, vendosja e tarifave në territorin e pabanuar nuk është domosdoshmërisht e kotë nga pikëpamja ligjore, politike apo ekonomike pasi që njëkompani mund të regjistrojë një depo dhe pastaj mund të eksportojë mallra nga atje për të shmangur detyrime doganore nga Australia apo Azia.