Telenews

Tronditëse: Për një vit rresht dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare- ky është 58 vjeçari që u arrestua nga policia

Një rast i rëndë dhunimi, është raportuar mbrëmë në Polici. Raportimin e ka bërë babai i viktimës, e cila është e mitur, vetëm 14 vjeçare.

Ndërkohë lidhur me këtë rast është arrestuar një 58-vjeçar. Jahir Gashi dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.

Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, sipas Sinjalit, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës, transmeton Insajderi.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili e ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin. Ndaj të fundit është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani