Telenews

Kina ia rrit tarifat SHBA-së për 125%

Kjo është një rritje prej tarifës 84% që ishte lajmëruar të mërkurën. Është e barabartë me tarifën aktuale të SHBA-së për mallrat kineze.

Kjo është në përputhje me modelin që po shfaqet në këtë luftë tregtare, ku Kina ka vazhduar të përshtatet me rritjet e tarifave të vendosura nga SHBA-ja. “Lufta” nisi me njoftimin e Trumpit për tarifa reciproke ndaj të gjitha shteteve, teksa ndaj Kinës fillimisht u vendos tarifë 34% e më pas 104%.

Sipas njoftimit të ministrisë kineze të Tregtisë, Kina do të kundërshtojë dhe do të luftojë deri në fund nëse SHBA-ja vazhdon të shkelë interesat e Kinës në mënyrë përmbajtësore.

“Po qe se SHBA-ja vazhdon të vendosë tarifa shtesë për mallrat kineze të eksportuara në SHBA, Kina do ta injorojë këtë”, ka bërë të ditur ministria kineze e Tregtisë.

“Vendosja e e tarifave jashtëzakonisht të larta për Kinën në mënyrë të përsëritur nga SHBA-ja është bërë lojë numrash dhe nuk ka asnjë rëndësi praktike ekonomike”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Kina i bën thirrje SHBA-së “të bëjë një hap të madh përpara në heqjen e ashtuquajturave ‘tarifa reciproke’ dhe të korrigjojë plotësisht praktikat e saj të gabuara”.

Tarifat më pas u rritën në 125%, ndërsa Shtëpia e Bardhë deklaroi se tarifat ndaj Pekinit mund të arrijnë deri në 145% në disa produkte për shkak të një takse të mëhershme prej 20%. Kjo nxiti Kinën që tarifën ndaj SHBA-së ta vendosë në 84%, deri në vendimin e sotëm për tarifë të barabartë – 125%.

Të ngajshme

Ambasadori gjerman: Kuvendi po bllokohet nga taktikat penguese

Donat Hashani

Azem Syla në Hagë: Vizitova Thaçin e Veselin, e vërteta është në anën e tyre

Donat Hashani

Arrestohet Dardan Molliqaj

Valjeta Turkaj