Telenews

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi i Carlo Ancelottit është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve teksa aspak mirë nuk e kanë situatën as në La Liga.

‘Los Blancos’ u mposhtën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit me rezultat 3-0 dhe janë mbrapa Barcelonës në elitën e futbollit spanjoll.

Pavarësisht nga rezultatet që ata pritet të marrin në këto dy gara, pritet që të ketë disa ndryshime të mëdha në fund të sezonit, ku pritet të largohen disa lojtarë dhe të afrohen disa të tjerë.

Trent Alexander-Arnold pritet të bëhet pjesë e Real Madridit nga Liverpooli si lojtar i lirë, por ka edhe disa largime të mëdha që pritet të ndodhin.

Një emër i madh në veçanti mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pas më shumë se një dekade të suksesshme me 15 herë kampionët e Evropës.

Pasi rinovoi kontratën e tij për një vit verën e kaluar, e ardhmja e 39-vjeçarit Luka Modric është në dyshim.

AS ka raportuar se Real Madridi ka vendosur të mos i ofrojë kroatit një tjetër kontratë dhe në këtë mënyrë ai do të lejohet të largohet nga klubi në verë.

“Pavarësisht moshës së tij, kapiteni i Real Madridit, Modric, është paraqitur në 29 ndeshje këtë sezon në La Liga, 13 prej të cilave kanë qenë nga minuta e parë”.

“Sidoqoftë, koha e Modric tek Real Madrid së shpejti mund të përfundojë. Që prej se iu bashkua nga Tottenhami në 2012, ai ka bërë 583 paraqitje për klubin spanjoll dhe ka shënuar 43 gola, teksa ka dhuruar 93 asistime”.

“Modric ka fituar trofe me bollëk, duke përfshirë gjashtë herë Ligën e Kampionëve, katër herë La Ligan dhe dy herë Kupën e Mbretit”, ka shtuar Daily Mail.

Teksa Modric mund të largohet, mesfushori Martin Zubimendi dhe mbrojtësi Dean Huijsen mund të jenë në mesin e lojtarëve që do të transferohen.

Të ngajshme

Golden state nuk gabon/ Shkëlqejnë Curry e Buttler, Earriors në gjysmëfinalet e play off

KushtrimGuraj

“Bernabeu” gati, ky është formacioni i mundshëm i Real Madridit për ndeshjen ndaj Arsenalit

Erzana Fazliu

Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër ndaj FSHF-së për mungesën e tifozëve ndaj Serbisë

KushtrimGuraj