Telenews

Shpërthen zjarri në afërsi të Muzeut të Kosovës

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në afërsi të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, duke shkaktuar shqetësim në zonën që ndodhet pranë institucioneve të rëndësishme kulturore dhe shtetërore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësitet policore, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të incidentit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Duhet theksuar se në afërsi të vendit ku ndodhi zjarri gjenden Agjencia për Informim dhe Privatësi, si dhe disa objekte me rëndësi historike dhe fetare, përfshirë xhami të vjetra që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.

Telegrafi është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës dhe do të vijojë të informojë me detaje të reja sapo ato të konfirmohen.

Të ngajshme

Kurti i bën jehonë rikthimit të “Defender Europe”, në vitin 2023 Kosova ishte përjashtuar si sanksion ndaj politikës së tij

KushtrimGuraj

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

KushtrimGuraj

DOKUMENT| Kjo është ftesa për deputetët për seancën e nesërme

KushtrimGuraj