Telenews

Andi dhe Ana publikojnë këngën e re “Jam Shqiponjë” – bashkëpunimi i parë me mesazhe të fuqishme patriotike

Andi dhe Ana, dy artistë të rinj e të talentuar nga skena muzikore kosovare, kanë sjellë këngën e tyre më të re me titull “Jam Shqiponjë” – një krijim me mesazhe të fuqishme patriotike që i kushtohet krenarisë kombëtare dhe identitetit shqiptar.

Kjo këngë shënon një moment të veçantë për të dy artistët: për Andin është kënga e tij e parë, ndërsa për Anën është projekti i saj i katërt muzikor dhe bashkëpunimi i parë me Andin.

Kënga ngjall emocion jo vetëm për tekstin frymëzues, por edhe për realizimin vizual të saj. Videoklipi është xhiruar në disa nga vendet më të rëndësishme historike të Kosovës, duke përfshirë Prekazin – simbol i qëndresës shqiptare – si dhe kalanë madhështore të Prizrenit, që ruan në vetvete gjurmë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Teksti i këngës është shkruar nga Fatmir Muja, i njohur për vargjet që prekin zemrën e publikut, ndërsa muzika mban firmën e kompozitorit Burim Krasniqi, që i ka dhënë këngës një melodi të fuqishme dhe emocionale. Videoklipi është realizuar nga Fitim Rrustemi, i cili ka sjellë me profesionalizëm pamjet e mrekullueshme të vendeve historike dhe performancën e dyshes Andi dhe Ana.

“Jam Shqiponjë” është një thirrje për dashurinë ndaj atdheut, një këngë që flet për gjakun shqiptar dhe për krenarinë që mbajmë në çdo cep të trojeve tona. Me këtë projekt, Andi dhe Ana konfirmojnë edhe një herë përkushtimin e tyre artistik dhe dëshirën për të sjellë vepra që frymëzojnë e bashkojnë.

Të ngajshme

Ghetto Geasy dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Vafankulo”

Erzana Fazliu

Kaderi “bëhet” nuse, me vello dhe diamante

Erzana Fazliu

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim

KushtrimGuraj